Xavi Hernandez u prezantua sot si trajneri i ri i Barcelonës, në stadiumin “Camp Nou” që kishte hapur dyert për tifozët.
Mijëra fansa u grumbulluan dhe e festuan si një titull rikthimin e ish-mesfushorit, i cili me katalanasit fitoi gjithçka të mundshme.
“Jemi klubi më i mirë në botë. Do të punojmë për të arritur suksese. Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetes që të barazojë apo humbasë, duhet të fitojmë çdo ndeshje”, tha Xavi.
Ndërsa Presidenti Joan Laporta u premtoi tifozëve që dita e sotme do të jetë një ditë e shënuar në historinë e Barcelonës.
Katalanasit janë në një pozitë shumë të vështirë në kampionat, ku pas 12 ndeshjesh të luajtura kanë grumbulluar vetëm 17 pikë, duke u renditur në vendin e 9 të klasifikimit, plot 11 pikë larg kryesuesve të Real Sociedad dhe 10 pikë larg rivalëve të përjetshëm, Real Madrid. (A2 Televizion)