Kraja i përgjigjet deputetëve: Ka korrupsion dhe pastrim parash, por nuk mund ta luftoj i vetëm

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 19:15 | Aktualitet
Kraja i përgjigjet deputetëve: Ka korrupsion dhe pastrim parash, por

Pastrimi i parave që vijnë nga burimeve të paligjshme është një fenomen shqetësues për prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, Çela theksoi se nuk është bërë aq sa duhet në luftën kundër këtij fenomeni edhe pse pranon që ka një përmirësim në krahasim me një vit më parë.

Shqetësimin e pranon dhe Arben Kraja, por kreu i SPAK theksoi se njësoj si për korrupsionin edhe lufta ndaj pastrimit të parave nuk mund t’i ngarkohet vetëm një institucioni.

I pyetur nga deputetët në lidhje me efektivitetin e punës së SPAK, Kraja bëri një krahasim shifrash mes asaj që i kushton buxhetit të shtetit, Prokuroria e Posaçme, dhe sa i ktheu mbrapsht vetëm në një vit. 

Pyetjeve në lidhje me çështje apo emra konkretë Kraja nuk iu përgjigj siç deputetët prisnin, duke ju kujtuar kufizimet që i përcakton ligji, qasje që u kalua me batuta nga mazhoranca dhe opozita.

Interesit në lidhje me hartën e re gjyqësore iu përgjigj Ministri i Drejtësisë, Manja i cili tha se është ende në proces konsultimi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos