Tirana zyrtarizon rikthimin e bujshëm në Superiore

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 21:38 | Futboll
Tirana zyrtarizon rikthimin e bujshëm në Superiore

Tirana ka arritur të nënshkruaj me Gledi Micin, mbrojtësin që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

32-vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij te klubi bardheblu pas një aventure 3-vjeçare me skuadrën e Prishtinës, me të cilën i përfundoi kontrata.

Në të kaluarën, ai ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Apolonisë, Kamzës, Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut. Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë, ndërsa kampion është shpallur edhe në Shqipëri me Skënderbeun e Kukësit, por edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CtrlHEaqmZP/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos