Tifozi nxjerr qenin në shitje për 5 paund pasi i hëngri biletat e ndeshjes finale

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 07:44 | Bota

Një tifoz i Newcastle nxori në shitje qenin e tij në një faqe interneti, pasi i hëngri biletat e finales së Kupës Carabao me vlerë 72 paund secila. 

33-vjeçari Alan Carling nga Newcastle ishte dëshpëruar pasi pa Magpies të humbnin 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool të shtunën. Por trishtimi i tij është shtuar dhe më shumë pasi nuk do të ketë mundësi të ndjekë finale kundër Manchester United të dielën dhe kjo sepse qeni i tij Rudy shkatërroi zarfin e postës brenda të cilit ndodheshin biletat e kupës.

Në një postim në internet, mbështetësi i Newcastle tha se do të shesë qenin Golden Retriever për 5 paund. Shumë nga reagimet ishin qesharake, duke thënë se me shumë mundësi qeni ishte tifoz rival i Sunderland. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos