
Shteti i Ukrainës ka nderuar presidentin amerikan, Joe Biden me një pllakë në “Rrugën e Trimave” në kryeqytetin Kiev.
Biden falënderoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me një përqafim të gjatë për këtë nderim. Në “Rrugën e Trimave” në Kiev, ekziston një koleksion me pllaka me emrat e politikanëve dhe figurave publike që vizituan Ukrainën dhe dhanë mbështetje përgjatë ditëve më të vështira, nënvizoi Zelensky.
Pllakati, ishte një vepër e porositur nga Zelensky për të shënuar 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.
Në të shkruhet 24 shkurti i vitit 2022, si dita e telefonatës së parë të bërë nga Biden në mbështetje të Ukrainës, dhe data e sotme, si dita e parë e vizitës së presidentit amerikan në Kievin e luftës. (A2 Televizion)