Rafael Nadal po kalon pa vështirësi raundet e para të Australian Open. Spanjolli fitoi 3-0 (6-1 6-4 dhe 6-2) ndaj amerikanit Michael Mmoh dhe i vetmi moment i vështirë për të ishte jo për shkak të kundërshtarit që kishte përballë, por për shkak të një tifozeje.
Një grua nisi ta shqetësonte spanjollin kur ky kishte shërbimet. Ajo i tregoi disa herë tenistit gishtin e mesit, derisa punonjësit e sigurisë e përzunë nga shkallët e arenës.
Pas ndeshjes, Nadal e shpjegoi situatën duke qeshur: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta kishte pirë pak. Ishte situatë e çuditshme, por edhe qesharake. Nuk e di se përse ma drejtonte gishtin e mesit, por nuk e vras shumë mendjen. Atë i tha mendja në atë moment dhe atë bëri. Më shpërqendroi në 3 shërbime”. (A2 Televizion)