Ducati ka prezantuar motorin me të cilin do të konkurrojë në Botërorin e MotoGP si dhe dy pilotët e rinj të ekipit, të cilët do të zëvendësojnë italianët Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci. Bëhet fjalë për Francesco Bagnaia dhe Jack Miller.
Më i kuq se asnjëherë tjetër, Ducati Desmosedici do të ketë si objektiv që të fitojë titullin kampion për pilotë, që i mungon motorit bolonjez që nga viti 2007, kur Casey Stoner u shpall kampion.
Sezoni i ri i MotoGP do të nisë me Çmimin e Madh të Katarit, në 28 mars. (A2 Televizion)
Francesco Bagnaia Francesco Bagnaia Jack Miller Francesco Bagnaia dhe Jack Miller