Tifozja speciale, Jori Delli më e nxehtë edhe se merkatoja e Milanit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 12:05 | Showbiz

Në periudhën më të nxehtë të verës për klubet e futbollit, që lidhet me merkaton, media italiane Sport Mediaset i ka kushtuar vëmendje modeles shqiptare Jori Delli, si një tifoze speciale e Milanit.

Fotot e ish-konkurrentes së Big Brother Vip janë edhe më përvëluese se vetë merkato e kuqezinjve të Milanos, të cilët kanë transferuar Ruben Loftus Check dhe Christian Pulisic në këtë sesion.

Modelja e lindur në Mestre dhe e rritur në provincën e Venecias është një nga tifozet më të zjarrta të “Djallit” dhe ka rrëmbyer gjithmonë vëmendje për mbështetjen ndaj klubit, përveç formave të saj mahnitëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos