Tirana, 4 gola Kastriotit, ngjitet në krye

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 20:56 | Futboll

Tirana ka marrë kreun e klasifikimit të Kategorisë Superiore, pasi ka triumfuar 4-0 ndaj Kastriotit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të kampionatit.

Bardheblutë vulosën gjithçka brenda 45 minutave të para, ku shënuan 3 gola. Xhixha hapi ndeshjen në minutën e 14, Kallaku shënoi golin e dytë në minutën e 36, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt kishte vend dhe për një gol nga Patrick.

Në pjesën e dytë, bardheblutë u treguan të kujdesshëm për të menaxhuar rezultatin, ndërsa në fundin e takimit gjeti golin edhe talenti i ri, 18-vjeçari Nikqi.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Partizani, i cili ngeci në një barazim ndaj Erzenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos