Tirana bind edhe në Kupën e Shqipërisë, Kukësi fiton në fund në Fier

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 18:57 | Futboll
Tirana bind edhe në Kupën e Shqipërisë, Kukësi fiton

Tirana ka vijuar me fitore edhe në Kupën e Shqipërisë, ku ka arritur të mposht bindshëm skuadrën e Besëlidhjes, 5-1, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

Edhe pse ishin lezhjanët ata që kaluan të parët në avantazh, bardheblutë u rikthyen duke shënuar 5 herë dhe në këtë mënyrë janë thuajse në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Kukësi arriti të fitojë 1-2 ndaj Apolonisë në Fier, me një gol të shënuar në minutat e shtesës. Në shtesë, edhe Teuta barazoi 2-2 ndaj Vllaznisë në Shkodër, ndërsa Bylisi fitoi 1-0 me Skënderbeun.

Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës do të luhen më 24 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos