UEFA e ka vendosur: Të gjithë në Lisbonë për Champions

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 12:57 | Futboll
UEFA e ka vendosur: Të gjithë në Lisbonë për Champions

Uefa e ka vendosur; do të jetë Lisbona qyteti që do të presë fazën përfundimtare të Champions League.

Formula do të jetë ajo e eleminimit direkt me “Final Eight”, ndërsa stadiumet do të jenë ato të “Da Luz” dhe “Alvalade” në një periudhë mes 8 dhe 23 gushtit, të gjitha ndeshjet pa tifozë.

Ky është plani që do të prezantojë zyrtarisht në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Nion, më 17 qershor.

Libsona arriti të mposhtë kandidaturën e Madridit për shkak të dy stadiumeve që janë shumë pak kilometra larg njëri-tjetrit. Mbi të gjitha, problemi i koronavirusit në Portugali është nën kontroll, ndryshe nga shumë vende të tjera, ndërkohë problemi i Madridit ishte edhe “Santiago Bernabeu”, që është i bllokuar për shkak të punimeve për rikonstruksionin.

Champions nis në fundjavën e 8 dhe 9 gushtit, me dy ndeshje dhe orare të ndryshme. Do të luhen takimet e kthimit të vlefshme për raundin e 1/8, Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real dhe Bayern-Chelsea dhe më pas 8 skuadrat e kualifikuara të gjitha në Lisbonë për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos