Rayo - Albacete, pjesa e dytë u luajt 6 muaj pas së parës Rayo - Albacete, pjesa e dytë u luajt 6 muaj pas së parës Advincula, autori i golit të fitores Nga pjesa e parë, më 15 dhjetor 2019 Nga pjesa e parë, më 15 dhjetor 2019 Nga pjesa e parë, më 15 dhjetor 2019
Ndeshja e shtyrë për periudhën më të gjatë kohore në historinë e futbollit përfundoi të mërkurën në mbrëmje, kur Rayo Vallecano dhe Albacete luajtën pjesën e dytë të takimit mes tyre në kategorinë e dytë spanjolle 6 muaj pas zhvillimit të pjesës së parë.
Në 15 dhjetor 2019, pas 45 minutave të para, takimi u ndërpre për shkak të thirrjeve ofenduese të tifozëve. Albacete zhvilloi pjesën e dytë me 10 vetë, pasi lojtari i saj, Eddy Israfilov, ishte ndëshkuar në fund të pjesës së parë.
Kjo ishte edhe ndeshja e parë në futbollin spanjoll që zhvillohet pas tre muajsh pushimi të detyruar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Një tjetër rekord që mban ky takim është se u bë i pari në historinë e futbollit spanjoll që ndërpritet për ofendimet e tifozëve. Në këtë rast, mbështetësit e Rayo-s akuzonin sulmuesin e Albacete, Roman Zozulya, se ishte nazist.
Luis Advincula shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në të 61’, duke i dhënë Rayo-s fitoren. Në 29 shkurt, para mbylljes së aktiviteteve sportive, dy skuadrat luajtën edhe ndeshjen e fazës së dytë mes tyre, në Albacete, që përfundoi me rezultatin 1-1.
Rekordin e mëparshëm për ndeshjen e shtyrë më gjatë në historinë e futbollit e mbante një takim i vitit 1963 në Kupën e Skocisë mes Airdrie dhe Stranraer, që u shty për 33 herë brenda 1 muaji për shkak të motit të keq. (A2 Televizion)