Skena kaotike në ndeshjen e futbollit, lojtarët goditen me grushte dhe shkelma

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 15:58 | Futboll

Duhet të ishte një ditë e shënuar dhe në fakt ashtu ndodhi, por për arsyet e gabuara. Një takim miqësor, për të kujtuar 50-vjetorin e krijimit të një klubi në Kosta Rika, u shndërrua në një ndeshje të mirëfilltë të arteve marciale mikse, pasi lojtarët e dy skuadrave nisën të ziheshin duke u goditur me grushte dhe shkelma.

Skenat kaotike ndodhën të dielën, pas vetëm 26 minutash lojë. Për të kujtuar krijimin prej gjysmë shekulli të skuadrës Guanasteca, u zhvillua derbi me Liberia. Të dyja skuadrat janë nga e njëjta krahinë dhe të dyja luajnë në kategorinë e parë, kështu që rivaliteti është tepër i madh.

Në videot e publikuara nga mediat lokale shihen lojtarët që rrihen me njëri-tjetrin, çka detyroi arbitrin të ndërpriste takimin dhe ta riniste nga pjesa e dytë. Ndeshja më pas përfundoi në barazim 3-3, por e gjithë vëmendja u përqendrua te sjellja e lojtarëve, të cilët u quajtën “turpi i kombit” për atë që kishin bërë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos