Europa League, shpëton Milani, eliminohet Napoli, Leicester “turpërohet” nga Olayinka

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 00:10 | Futboll
Europa League, shpëton Milani, eliminohet Napoli, Leicester

Europa League dëshmoi edhe një herë që turneu i dytë kontinental nuk mungojnë emocionet, golat dhe shpesh herë edhe surprizat.

Milani barazoi me Crena Zvezda me rezultatin 1-1, por rezultati i Beogradit, 2-2,  e shpëtoi atë nga surpriza të pakëndshme, edhe pse djemtë e Piolit nuk duken më ato të vitit 2020.

Një gol në minutat e fundit i Aubameyang  shpëton Arsenalin nga një eliminim i mundshëm kundër Benfica, që mposhtet 3-2 pasi dy ekipet kishin barazuar 1-1 në Portugali.

Të eliminuar edhe portugezët e tjerë të Bragës, të dominuar edhe në Itali nga Roma, që shënon 3 gola dhe një autogol.  

Kalojnë Manchester United, Ajaksi, Villareal dhe Rangers, eliminohet pavarësisht fitores Napoli i Gattusos, por edhe Leicester që mposhtet 0-2 në shtëpi nga Slavia Praga i ish-yllit të  Skënderbeut, Peter Olayinka.

Zhgënjen edhe Leverkuzen, që humb në Gjermani ndaj zviceranëve të Young Boys. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos