Tirana hedh dhe një hap drejt titullit, Partizani në rënie të lirë, ngec Kukësi

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 19:01 | Futboll
Tirana hedh dhe një hap drejt titullit, Partizani në rënie

Një javë plot surpriza ka rezultuar ajo e 25-a e Kategorisë Superiore që u luajt të mërkurën.

Tirana ka fituar një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në Vlorë, dhe është shkëputur më tej nga ndjekësit në renditje. Një autogol i Vrapit në të 34-ën dhe goli i Cobina në minutat e fundit të takimit e çuan në 6 pikë para ekipin "bardheblu" në klasifikim duke përfituar dhe nga hapat false të kundërshtarëve direkt të Kukësit dhe Partizanit.

Partizani nuk e ka marrë veten nga humbja në derbi dhe ka bërë një tjetër hap fals në ndeshjen e sotme përballë Teutës, e cila fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1.

Mungesa e faktorit fushë ka filluar të ndjehet në javët e fundit të Kukësit, e cila u reflektua dhe sot ku ekipi verilindor barazoi pa gola përballë Vllaznisë në një ndeshje që u luajt në Elbasan Arena.

Nuk zhgënjeu Skënderbeu, korçarët fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Luftëtarit dhe vijojnë ngjitjen në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos