Tirana-Kastrioti, “finalja e mbijetesës” në sytë e Reja-s

Nga A2 CNN
18 Maj 2019, 16:33 | Futboll
Tirana-Kastrioti, “finalja e mbijetesës” në sytë e

Tirana luan sot në “Selman Stërmasi” ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, i cili nisi me pretendime e tashmë po mbyllet me frikën për rënien nga kategoria.

Bardheblutë presin Kastriotin e vendit të parafundit dhe shpresojnë në një fitore, e cila do ta çonte në 5 pikë diferencën kur mbesin edhe 2 ndeshje nga fundi.

Ky takim gjykohet nga arbitra nga Maqedonia për të shmangur sa më shumë polemikat për gjykimin.

I pranishëm në stadium në këtë ndeshje është edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, Ervin Bulku, madje edhe Hamdi Salihi, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos