
Sezoni i kaluar ka qenë tejet zhgënjyes për tifozët e Tiranës. Bardheblutë që prezantoheshin si kampionë të Superiores jo vetëm që nuk u përsëritën, por nuk arritën as të siguronin një vend në kupat e Europës.
Sot drejtuesit kryeqytetas risollën paksa entuziazmin duke risjellë në Tiranë një nga protagonistët e kampionatit të dy sezoneve më parë.
Bëhet fjalë për anglezin Michael Ngoo, sulmuesi shtatlartë që ndihmojë në mënyrë vendimtare në triumfin e atëhershëm të ekipit të drejtuar nga Emanuel Egbo.
Ngoo u largua vitin e kaluar për një seri mosmarrëveshjesh financiare, por tashmë është rikthyer dhe sipas vetë lajmit zyrtar do t’i bashkohet ekipit në Pogradec, për të vijuar fazën përgatitore.
Në 53 ndeshje në Superiore, ish-lojtari i ekipit U-21 të Liverpulit ka shënuar 17 gola, por shifra më interesante janë ndoshta 24 asist për shokët e ekipit. (A2 Televizion)