Tirana nuk dorëzohet, barazon në shtesë me Dinamon e Batumit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 22:10 | Futboll

Pas barazimit ineskstremis të Egnatias në Armeni, edhe Tirana ka dhuruar drithërima të së njëjtës formë në “Air Albania”.

Bardheblutë ishin duke humbur me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë gjeorgjianëve të Dinamo Batum, por treguan shpirt gare dhe grintë pasi ia dolën të barazonin në minutën e ’93.

Ishte Regi Lushkja ai që çoi në delir tifozët e Tiranës, duke u bërë heroi i skuadrës me golin e shënuar në limite.

Ky barazim në sfidën e parë të Conference League, mban ende me shpresë Tiranën, e cila do të synojë të arrijë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që luhet në datën 20 korrik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/vllazni-zhgenjyese-ne-evrope-mposhtet-bindshem-nga-irlandezo-verioret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos