Tirana nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 0-0 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz.
Një ndeshje me shumë pak raste shënimi, me rastin më të pastër që erdhi vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, por Xhixha nuk arriti të dërgonte në rrjetë një pasim të Kallakut.
Me këtë rezultat, Tirana renditet aktualisht në vendin e pestë, me 5 pikë nga 4 ndeshjet e para të kampionatit, po aq sa Kastrioti.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Egnatia mundi 3-0 Vllazninë, duke dominuar tërësisht përballjen ndaj shkodranëve. Me këtë fitore, Egnatia barazon Vllazninë në vendin e dytë të renditjes, me 6 pikë. (A2 Televizion)




















