Tiranë, ndërrimi i viteve pritet me festë në sheshin Skënderbej

Nga A2 CNN
1 Janar 2019, 11:57 | Aktualitet

Qindra kryeqytetas mbërritën në koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës në Sheshin Skënderbej për të mirëpritur Vitin e Ri 2019. Pak minuta para mesnatës së ndërrimit të viteve mbërriti aty dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili rezervoi disa mesazhe për të pranishmit dhe gjithë shqiptarët.

“Nesër Tirana do të jetë më e mirë. Nuk do të ketë pika bastesh, kazino. E di që djemtë janë pak të mërzitur, por vajzat që kanë në krah jam i sigurt që do t’i ngushëllojnë dhe do t’i bindin të qëndrojnë më shumë në shtëpi”, tha Veliaj.

Festa vazhdoi me hedhjen tradicionale të fishekzjarrëve dhe koncertin festiv, ndërsa njerëzit që kishin dalë në shesh uruan për më shumë qetësi politike gjatë vitit 2019. (A2 Televizion)

https://youtu.be/MHwi5P6GmzQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos