Orët e fundit të lojërave të fatit...

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 17:48 | Aktualitet
Orët e fundit të lojërave të fatit...

Çmontime tabelash dhe emra kazinosh të fshira janë pamja që të ofrohet në ambientet që deri tani kanë shërbyer si pika bastesh.

Një pjesë e pikave të basteve tashmë janë kthyer në kafene të thjeshta. Drejtuesit e tyre nuk pranojnë të flasin në mikrofon, por thanë jashtë kamerave për A2 se klientët nuk i kanë humbur deri në ditët e fundit.

E njëjta panoramë të ofrohet edhe larg Tiranës. Edhe në Lezhë e Shkodër pikat e basteve po mbyllen, ndërsa qytetarët mirëpresin këtë vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos