Tiranë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të administratorit të një shkolle

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 11:56 | Kronikë
Tiranë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të

Një person dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të administratorit të një shkolle private në Tiranë. Policia thotë se ngjarja e rëndë, ka ndodhur këtë të martë në zonën e Liqenit të Thatë, në rrugën për tek pedonalja e liqenit.

Sipas policisë dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Mercedes-Benz me drejtues shtetasin Lulëzim Masha, 63 vjeç, i cili udhëtonte i vetëm. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos