
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës, në fshatin Këmishtaj.
Policia njofton se “rreth orës 11:00, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip Audi është përplasur me motomjetin tip Yamaha, me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)