
Policia e Tiranës njofton se pasditen e sotme, në Kinostudio, si pasojë e një konflikti të çastit mes katër shtetasve të mitur 13-vjeçarë, janë lënduar dy adoleshentë.
Dyshohet se ata janë plagosur me mjete rrethanore e të mprehta. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)