U shkarkua nga detyra se liroi Gjinerarin, ankimon vendimin në KPA

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 17:09 | Kronikë
U shkarkua nga detyra se liroi Gjinerarin, ankimon vendimin në KPA

Ish-gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e tij nga detyra.

Kuqo u shkarkua në 10 dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ILD, Kuqo ishte kryer shkelje të rënda që diskretituan figurën e gjyqtari, kur vendosi të lirojë nga qelia të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinerari, i fajësuar për një vrasje në vitin 1997.

Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korçë, gjashtë muaj më vonë.

Ankimi i Kuqos është hedhur në short në KPA, ku për shqyrtimin paraprak të ankimit u caktuan gjyqtarët Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Albana Shtylla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos