Tjetër aksident me pasojë një të plagosur në Maliq, makina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 10:24 | Aktualitet

60 minuta pas aksidentit të parë, ku një person mbeti i plagosur, pasi makina doli nga rruga, një tjetër aksident me të plagosur rëndë në rrugën nacionale Pogradec-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin në hyrje te qytetit të Maliqit. Sipas policisë, është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është goditur nga një mjet tip Golf.

Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra duke u përplasur me asfaltin. Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë, duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/29/aksident-i-frikshem-ne-korce-pogradec-fuoristrada-behet-copash-1-i-plagosur-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos