Tjetër akt i rëndë dhune në SHBA, adoleshenti vritet nga polici që kishte në makinë

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 07:35 | Bota

Departamenti amerikan i drejtësisë ka nisur hetimet për vdekjen e një adoleshenti në Uashington DC, i cili u qëllua nga një oficer policie brenda një makine.

17-vjeçari Dalaneo Martin ishte duke fjetur brenda një makine të vjedhur kur oficerët hapën derën fshehtas dhe hynë brenda saj për ta arrestuar.

Kamerat e trupit tregojnë teksa hyjnë në automjet dhe i dyshuari, në panik e sipër largohet me shpejtësi me një oficer në sediljen e pasme.

Pasi i thotë të ndalojë, oficeri hap zjarr ndaj adoleshentit nga pas duke e qëlluar fatalisht 5 herë.

"Humbja e një jete është gjithmonë tragjike, por është veçanërisht e trishtueshme kur përfshin një fëmijë", tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp të mërkurën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos