Tjetër arratisje masive nga burgjet në Amerikën Latine

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 21:21 | Bota
Tjetër arratisje masive nga burgjet në Amerikën Latine

26 të dënuar raportohet të jenë arratisur mëngjesin e së hënë nga një burg në shteti e Acre-s në veri perëndim të Brazilit, raportojnë autoritetet lokale.

Arratisja vjen vetëm një ditë më parë pasi 75 të burgosur u larguan nga vendi ku kryenin dënimin në Paraguaj, shumë pranë kufirit brazilian. Autoritetet paraguaiane raportuan se të arratisurit ishin pjesë e një grupi shumë të sofistikuar të krimit të organizuar të njohur si “First Capital Command” ose shkurt (PCC).

Autoritetet në Brazil deklarojnë se ende nuk dihet nëse të burgosurit e larguar janë pjesë e PCC apo nëse dy ngjarjet kanë lidhje.

Në Brazil ndodhen më shumë se 750 mijë persona prapa hekurave dhe mendohet të jetë vendi i tretë me më shumë të burgosur në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos