
Mijëra persona pritet të pushtojnë rrugët e qytetit amerikan, Richmond në Virginia, në një manifestim pro posedimit të armëve. Autoritetet kanë dyshime të forta se kjo protestë mund të përshkallëzojë dhe të sjellë trazira dhe dhunë.
Guvernatori i Virginias, Ralph Northam shpalli gjendjen e emergjencës përpara tubimit, duke ndaluar armëmbajtjen në zonën përreth qendrës së qytetit Richmond.
Manifestimi është një event i përvitshëm, por disa ligje për kontrollin mbi armët, të aprovuara nga ligjvënësit lokalë demokratë të Virginias, kanë zemëruar aktivistët dhe poseduesit e armëve.
Ky është një shtet amerikan, ku armëmbajtja është një e drejtë historike e pakontestuar më parë. (A2 Televizion)