
"Ukraina që ju dhe ne e njihnim brenda kufijve të mëparshëm nuk ekziston më. Dhe nuk do të jetë më atje. Kjo është e qartë". Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një intervistë për Sky Neës Arabia dhe që raportohet nga mediat ruse.
Deklarata e saj pason atë të ish-kryeministri dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili u shpreh se ka dyshime se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh, duke shpallur kështu ambiciet e vërteta të Rusisë ndaj vendit fqinj. (A2 Televizion)