Tjetër episod dhune në futbollin shqiptar, tifozët bëjnë për spital arbitrin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 19:10 | Futboll

Një tjetër episod i shëmtuar është regjistruar në futbollin shqiptar. Arbitri i ndeshjes Delvina-Elbasani është goditur me sende të forta nga tifozët dhe u dërgua në spital, ndërkohë që ndeshja u ndërpre në minutën e 50.

Gjyqtari Xhulio Agolli nuk akordoi penallti për Delvinën dhe nga shkallët e stadiumit u hodhën objekte që goditën në kokë gjyqtarin, duke e lënë të gjakosur në tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos