Një tjetër natë trazirash në Shkup. Protesta kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë përshkallëzoi sërish në dhunë, me manifestuesit që sulmuan policinë me sende të forta dhe dëmtuan fasadat e godinave të qeverisë, Kuvendit e Ministrisë së Jashtme. 47 policë mbeten të plagosur, ndërsa 11 vetë u vunë në pranga. (A2 Televizion)
Tjetër natë trazirash në Shkup, protestuesit sulmojnë policinë, 47 efektivë të plagosur
