Tjetër tragjedi me armët në SHBA, 7-vjeçari vret vëllain e tij më të vogël

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 08:13 | Bota
Tjetër tragjedi me armët në SHBA, 7-vjeçari vret

Një tjetër tragjedi e lidhur me armët ka ndodhur në kontenë Jackson në Kentaki të SHBA-së. Një djalë 7-vjeçar qëlloi dhe vrau një 5-vjeçar, i cili, sipas mediave lokale, ishte vëllai i tij i vogël. Oficerët që ndërhynë në shtëpi pas të shtënave u përpoqën, pa sukses, të shpëtonin djalin e vogël. Sipas hetuesve, të shtënat kanë qenë krejtësisht aksidentale.

Armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët (nga 1 deri në 19 vjeç) në Shtetet e Bashkuara, sipas grupit të avokimit Everytown for Gun Safety. Ka pasur më shumë se 150 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijët në Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke rezultuar në 58 vdekje dhe 101 të plagosur.

Sipas Qendrës Ligjore Giffords, Kentaki nuk ka ligj që të vendosë një dënim për këdo që nuk vendos në siguri një armë zjarri të pambikëqyrur. Megjithatë, shteti e ndalon këdo që "qëllimisht, me vetëdije ose pamaturi" t'i japë një të mituri një armë, përveç nëse i mituri lejohet ligjërisht ta posedojë atë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos