Tjetër viktimë nga koronavirusi, ndërron jetë dhe një 71-vjeçar

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 22:14 | Aktualitet
Tjetër viktimë nga koronavirusi, ndërron jetë dhe një

Ministria e Shëndetësisë njofton vdekjen e një tjetër pacienti të infektuar me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke e çuar në 31 numrin e personave që humbasin betejën me këtë virus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se viktima është 71 vjeçari nga Shkodra me inicialet B.S. i cili ndodhej prej një muaji në gjendje të rëndë shëndetësore me insuficientë respiratore akute.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos