
Tjetër paraqitje e dobët e Partizanit në miqësoret që po zhvillon gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Pas humbjes 5-1 nga Sarajevo, skuadra e trajnerit Franko Lerda u mund 2-1 nga vendasit e MURA-s në një ndeshje ku të kuqtë shfaqën dobësi në të gjitha repartet.
Goli i vetëm për kryeqytetasit u shënua pak sekonda përpara vërshëllimës përfundimtare nga sulmuesi Eraldo Çinari.
Kampionët treguan edhe njëherë se janë larg formës së duhur dhe se me kontigjentin aktual, përballja e 10 korrikut ndaj Karabakut do të jetë një mision shumë i vështirë. (A2 Televizion)