All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tkurret ekonomia britanike, rritje rekord e normës së interesit, recesioni më i gjatë në histori

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 16:04 | Bota
Tkurret ekonomia britanike, rritje rekord e normës së interesit,
All - Paragraf - 1

Britania e Madhe përballet me recesionin më të gjatë në histori. Paralajmërimi erdhi nga Banka e Anglisë që rriti normat e interesit me 3 pë rqind, vlera më e lartë kjo që prej 1989-s. Banka Qendrore e Mbretërisë së Bashkuar beson se vendi ka hyrë në një periudhë tejet sfiduese të rënies ekonomike që pritet të zgjasë deri në gjysmën e parë të 2024-s.

Sipas parashikimit, papunësia thuajse do të dyfishohet. Ndërsa nuk pritet të jetë tkurrja më e thellë e Britanisë, ajo do të jetë më e gjata, që kur kanë filluar të regjistrohen të dhënat në vitet 1920. Kancelari Jeremy Hunt, tha se inflacioni po peshonte rëndë te familjet, pensionistët dhe bizneset dhe se prioriteti numër një i qeverisë ishte vënia nën kontroll e tij.

All - Paragraf - 3

“Normat e interesit po rriten rreth botës, ndërsa vendet përballen me rritjen e çmimeve, kryesisht për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe luftës ruse në Ukrainë. Gjëja më e rëndësishme që qeveria britanike mund të bëjë tani është të rikthejë stabilitetin, të rregullojë financat publike dhe të mundësojë rënien e borxhit në mënyrë që normat e interesit të mbahen sa më të ulëta që të jetë e mundur”, deklaroi ministri i Financave, Jeremy Hunt.

Normat e reja të interesit, të cilat po rriten që prej dhjetorit, paralelisht me kostot e jetesës, e që tani shkojnë në 3 për qind, nënkuptojnë shtrenjtim të kredisë në nivelin më të lartë që prej 2008-s, kur sistemi bankar i vendit u përball me falimentimin. Flitet për recesion kur ekonomia e vendit tkurret për dy tremujorë radhazi; zakonisht kompanitë gjenerojnë më pak para, pagesat mund të ulet dhe papunësia rritet.

Sipas të dhënave, kostot e jetesës në Britani janë rritur me ritmin më të shpejtë në 40 vite, me çmimet që kanë kërcyer me 10.1 për qind në një vit. 

All - Paragraf - 6

Banka beson se duke rritur normat e interesit do të bëjë kredinë më të shtrenjtë dhe do të inkurajojë njerëzit të mos shpenzojnë para, me qëllim për të zbutur trysninë ndaj çmimeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos