
Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Numedal në Norvegji, si pasojë e një sulmi.
Bëhet me dije se agresori ka sulmuar rastësisht viktimat e tij, duke i qëlluar disa herë, ndërsa ecnin në një rrugë shumë të frekuentuar të qytetit.
Agresori është arrestuar nga policia, ndërkohë që janë të paqarta arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë sulm të paprovokuar.
Tetorin e kaluar, në Numedal, një person vrau pesë klientë të një dyqani duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia tha në atë kohë se sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore. (A2 Televizion)