Vrasja e 70-vjeçares nga fshati Buçimas nga djali i saj Olsi Çekiçi, person me probleme të shëndetit mendor, ka shtyrë prokurorinë e Pogradecit të hetojë edhe të kaluarën e autorit të vrasjes. Fqinjët e autorit dhe të viktimës fare pranë shtëpisë së tyre tregojnë çastet si e kanë përjetuar ata momentin kur djali bëri aktin e tmerrshëm ndaj nënës së tij. “Erdhi ajo çupka, dhe i thashë a i kishte ardhur nëna, se ishte në arë. Më tha se ishte kthyer por kishte vrarë pak këmbën, dhe se po hanin. Pastaj e thirri një fëmijë, i tha “shpejt se ta theri nënën babi”, dhe ajo u zhduk me vrap dhe iku në polici. Fqinja pati mënyrë të flasë edhe me vetë Olsi Çekiçin, që kishte ende në dorë armën e krimit makabër. “Unë dola te porta dhe pastaj pashe atë, tërë gjak dhe me një levë, ai më pyeti: ku është Oljesa? Nuk e di, i thashë”, tregon dëshmitarja. Fqinjët pohojnë se në disa raste në kafe autori i vrasjes dukej i qetë por më pas fillonte të fliste në mënyrë të përçartë, “për Satanain, meduzat etj...” (A2 Televizion)
Tmerri në Buçimas, fqinjët e viktimës tregojnë detaje dhe si e njohin ata autorin
