Që prej korrikut autoritetet tona shëndetësore na përgatitën me idenë se tashmë gjurmimi i koronavirusit në zinxhir epidemiologjik ishte i vështirë, veçanërisht në Tiranë. Në mes të korrikut do të deklarohej zyrtarisht se jemi në transmetim komunitar. Por kjo situatë epidemiologjike nuk konfirmohet në gusht edhe pse shifrat e rasteve ditore dhe numri i viktimave është më i lartë. (A2 Televizion)
Transmetim komunitar apo jo? Autoritetet e mjekësisë të ndarë për përcjelljen e koronavirusit
