Pak orë pasi u përshëndetën në një restorant në Majemi, ylli kolumbian i muzikës, Shakira dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, janë fotografuar sërish së bashku teksa kanë lundruar përgjatë vijës bregdetare të Majemit të mërkurën.
Këngëtarja 46-vjeçare dukej tejet e relaksuar dhe lidhja e zhurmshme me futbollistin Pique tashmë i përket së shkuarës. Piloti 38-vjeçar i F1 ishte në këtë udhëtim së bashku me mikun e tij, amerikanin e skermës Miles Chamley-Watson, i cili ekspozonte trupin e mbushur me tatuazhe.
Shakira është shprehur para pak kohësh se nuk është në një lidhje që pas ndarjes së saj nga ish-futbollisti i Barcelonës, ndërsa Hamilton i dha fund lidhjes me modelen braziliane Juliana Nalu.
Fundjavën e kaluar, teksa u zhvillua Çmimi i Madh i F1 në Majemi, Shakira u fotografua edhe me aktorin e famshëm, Tom Cruise.
Një burim për “Page Six” tha disa ditë më parë se 60-vjeçari ka shfaqur hapur interes për t’u takuar me Shakirën pasi mes tyre “ka kimi”. Megjithatë, këto pretendime u hodhën poshtë nga një burim tjetër për US Weekly. “Shakira kaloi kohë me aktorin gjatë garës së F1, por ajo nuk ka interes për t’u takuar me të”, tha burimi.
Edhe pse tashmë ende nuk ka një konfirmim për një lidhje të mundshme me Hamilton, shumë media rozë shkruajnë se ata mund të jenë në hapat e parë të një lidhje.
Nga martesa me Pique, Shakira është nënë e dy djemve, Milan 10 vjeç dhe Sasha 8 vjeç. (A2 Televizion)


























