Regjisori i filmit të ri “Batman”, Matt Reeves, tregoi për herë të parë foto nga makina Batmobile që do të përdorë superheroi në filmin e fundit, me aktor protagonist Robert Pattinson. Makina duket si një rikthim në të shkuarën, ndryshe nga modelet moderne të prezantuara në vitet e fundit.
Në një foto, shfaqet e Batman përkrah makinës, që më shumë se sa një mjet i teknologjisë së lartë ngjan me një Chevrolett Camaro ose një Dodge Charger.
Ndërkohë, në rrugët e Gllasgout, në Skoci, ku po xhirohen skena të filmit, Batman u shfaq mbi një motor të shpejtësisë së lartë, me kostumin karakteristik. Në fakt, mbi motor ishte dublanti dhe jo Pattinson, i cili nuk i realizon vetë skenat aksion. (A2 Televizion)