Topalli në krye të PD? “Basha vazhdon mban vulën pas 5 dështimesh, baza do ta largojë”

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 20:09 | Politikë
Topalli në krye të PD? “Basha vazhdon mban vulën pas 5

Jozefina Topalli është e bindur që shumë shpejt Lulzim Basha nuk do të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

“Nuk mund të mbash vulën e PD pasi ke 5 humbje dhe dështime njëra pas tjetrës, pasi ke tradhtuar çdo kauzë të demokratëve dhe pasi e gjithë baza është ngritur kundër tij, duke e lënë të izoluar në godinën e mermertë ku nuk guxon të dalë as te shkallët, nuk guxon të marrë asnjë pyetje, nuk guxon të dalë në studio televizive pavarësisht se e ftojnë”, tha Topalli në një intervistë për emisionin Debat në A2 CNN.

“Largimi, besoj do të ndodhë shumë shpejt, ai do të ikë. Në PD po ndodh lëvizje tektonike, Basha ka ikur, baza do ta nxjerrë jashtë”.

E pyetur nëse e mendon rikthimin në PD, e aq më tepër në krye të partisë më të madhe të opozitës, Topalli tha: “Unë nuk mund të rri në shtëpi, të shikoj nga shtëpia se çfarë po ndodh. Është një lëvizje tektonike kjo që po ndodh nga baza. Duhet të ndodhë një ngjarje që të shpërthejë gjëja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos