“Topi tashmë është në fushën e Bashës”, u shpreh pak ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim, sa i përket gjetjes së një marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore.
Gazetarja e A2, Marsela Karapanço, pyeti presidentin Meta mbi këtë çështje dhe nëse ai kishte pasur një komunikim me kreun e PD gjatë kësaj kohe.
“Mesazhi im për opozitën, ka qenë: Gjithçka për konsensus. Që në momentin e shkatërrimit në mënyrë të paligjshme të Teatrit, ka qenë: Mos bini pre e provokimit të radhës, për t’u larguar nga tryeza e reformës. Mesazhi tjetër: Mos paraqisni një listë dëshirash, por qëndroni qartë tek elementet bazike, për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre që janë mjaft të shqetësuar për problemet e zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)