Edhe pse dominimi i Juventusit dukej i qartë, barazimi i sotëm i Napolit ndaj Torinos në Shtëpi zyrtarizon faktin që tani e tutje interesi për Serie A do të jetë vetëm ai për vendet e Champions League.

Djemtë e Ancelottit edhe pse patën shumë raste me Milik dhe Insigne, nuk mundën të thyenin portën e mbrojtur nga Sirigu. Polaku i Napolit nuk duket në formë si ai i Milanit, Piatek, dhe gabon edhe një rast të krijuar nga Elseid Hysaj, i cili e nisi si titullar sfidën e sotme.
Me këtë barazim, Napoli “rrëshqet” 13 pikë larg Juventusit, që mund të përqendrohet tashme sfidës me Atleticon e Madridid. Ndërsa Napoli po nuk e morri veten, mund të përfshihet në vorbullën e luftës për një vend në Champions. (A2 Televizion)