Tornadot godasin Amerikën, shkatërrohet çatia e një teatri të mbushur me njerëz

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 09:32 | Bota

Të paktën 43 tornado kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë 4 persona të vdekur me dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në Ilinois aty ku u shkatërrua çatia e Teatrit “Apollo”, në të cilin ndodheshin më shumë se 260 persona teksa po mbahej një koncert muzikor. CNN raporton se një person është konfirmuar i vdekur, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Arkansas e Misuri, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa me dhjetëra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Në Arkansas është konfirmuar një i vdekur si pasojë e një tornadoje të fuqishme, e cila shkatërroi shumë shtëpi e makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos