Tornadot rrafshojnë zona të tëra në Pensilvani

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 08:08 | Bota

2 tornado të njëpasnjëshëm kanë goditur të enjten Pensilvaninë duke shkaktuar dhjetëra të lënduar, dëmet të pallogaritshme dhe shtëpi të shkatërruara totalisht.

Tornadoja e parë mbërtheu shtetin e Pensilvanisë në orën 5 të pasdites, me orën lokale, e dytë erdhi disa minuta më vonë.

Ende autoritetet e kanë të pamundur të flasin qartë për shkatërrimin që tornado lanë pas apo për numrin e personave të lënduar apo aksidentuar në momentin e fenomenit natyror.

Sipas mediave vendase, 8 mijë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë, ndërsa në mbarë vendin ka rënë deri në 5 cm shi.

Shërbimi kombëtar meteorologjik paralajmëron për përmbytje në Pensilvani dhe Nju-Xhersi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos