Humbja e katërt në kampionat për Barcelonën, 12 pikë larg Atleticos kryesues

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 23:02 | Futboll
Humbja e katërt në kampionat për Barcelonën, 12 pikë

Barcelona është mundur në transfertë nga Cadiz me rezultatin 2-1, duke pësuar disfatën e katërt në kampionatin spanjoll në vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Katalanasit tashmë e shohin veten në vendin e 7 të klasifikimit, plot 12 pikë larg Atletico Madrid, kryesuesit të renditjes.

Ekipi i Simeones fitoi pastër 2-0 ndaj Valladolid, duke kapërcyer në renditje Real Sociedad, ekip që ka një ndeshje më shumë.

Në vend të tretë renditet Real   Madrid, që sot u kthye te fitorja në transfertën e vështirë ndaj Sevilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos