Trafik emigrantësh si në filma, përdornin një furgon të shndërruar në ambulancë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 13:39 | Kronikë

Për të trafikuar emigrantë ilegalë nga kufiri me Greqinë deri në vendet e tjera të BE-së, kishin projektuar një skenar i denjë të një filmi.

Dy shtetas banues në Tiranë 31-vjeçari R.Ll. dhe 27-vjeçari D.O. kishin filluar skemën e trafikimit të qenieve njerëzore duke kamufluar një furgon në mënyrë që të dukej si një ambulancë, duke menduar se mjeti i emergjencave nuk do të ndalohej nga forcat e rendit.

Në bazë të informacioneve policore, forcat e rendit kanë organizuar postblloqe në aksin Devoll-Pogradec duke tentuar të ndalë furgonin-ambulancë në Vreshtas.

Por drejtuesi i mjetit Volkswagen” i modifikuar, R.LL,  në vend të ndalojë vendosi të shmangë postblokun me manovra të rrezikshme për efektivët, por më pas u ndalua përfundimisht në fshatin Petrushë të Pogradecit.

https://a2news.com/2020/02/05/merrte-mijera-euro-nga-emigrantet-siriane-arrestohet-ne-gramsh-44-vjecari/

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe pronari i mjetit D/.O kërkonin rreth 150 euro për person çdo emigranti. Policia po heton edhe mbi bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në skemën kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos