Aksident me një viktimë në aksin Fier-Ballsh

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 11:36 | Kronikë
Aksident me një viktimë në aksin Fier-Ballsh

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në aksin Mallakastër-Fier.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person.

Rreth orës 10:45, në vendin e quajtur "Kthesa e Visokës", është konstatuar një mjet tip "Ford Fiesta" që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Është nxjerë nga uji pa shenja jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet G. I., 35 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos