Sërish një rast transporti ilegal të refugjatëve nga Lindja e Mesme në zonën e Korçës.
Forcat e rendit kanë bllokuar një kamion në aksin Korçë-Pogradec, pikërisht në fshatin Leminot, dhe nga inspektimi i mjetit u identifikuan të fshehur në rimorkio më shumë se 60 emigrantë. Mësohet se mes refugjatëve të ndaluar ka gra dhe fëmijë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për të kuptuar dinamikat e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët e mundshëm ndërkohë që mendohet se kamioni i drejtohej kryeqytetit. (A2 Televizion)